BDI gjendet para një vendimi të madh ose dite D shkruan analisti politik Qenan Aliu për portalin Tetova1. Ai ia bënë me dije BDI-së që të kanë kujdes se mund që të ngelen edhe pa shqiptarët edhe pa paratë.
“Kujdes, mund të mbeteni edhe pa shqiptarët edhe pa paratë !
…Vendimi i juaj nuk do të kuptohet si apokaliptik për botën apo për shqiptarët. Kujtojeni Teutën që patë shkruar njëherë duke aluduar në – VMRO-Dpmne në fakt Nikolla Gruevskin ;- Ju mund të harxhoni Bdi-në por kurrë nuk mund të harxhoni shqiptarët-!
Resurset kadrovike dhe anëtarët e organit të partisë që do të pengojnë ( për këtë kohë ) vazhdimin e ortakisë politike me Nikolla Gruevskin do të mbeten HERONJ TË DEMOKRACISË.
Do të mbeten heronj sepse në rradhë të parë do ta pengojnë fundosjen e partisë përfundimisht, e sa për shqiptarët ashtu siç pat thënë Teuta ,ata nuk mund ti harxhojë askush aq më pak Nikolla Gruevski.
Çfarë do vendimi të merni është i vështirë, mos na dëgjoni neve, por vetëm dëgjojeni porosinë e elktoratit tuaj dhe të miqve ndërkombëtarë. Dihet, në politikë çdo herë je në pozicion të vendosësh në mes dy të këqijave, por mjeshtria qëndron atje kurë bënë përzgjedhjen e asaj që është më pak e keqe .
Çka porositën shqiptarët për ju e dijmë, se çka ju kanë sugjeruar miqtë ndërkombëtarë edhe këtë e dijmë edhe ate në letër, si marveshjen e majit, ju ka mbetur që të vendosni ose për shqiptarët ose edhe më tutje për PARATË. Por keni kujdes, mund të mbeteni edhe pa shqiptarët edhe pa paratë !”, shkroi Qenan Aliu për Tetova1.