Kryeministri ka kërcënuar sërish publikisht aktivitetin politik të partive politike, duke keqpërdorur institucionet shtetërore për të shtypur zërat politikë dhe etnikë të pakënaqësisë, me qëllim përhapjen e frikës përmes instrumenteve të shtetit. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së.
“Këto teknika, të përdorura në periudhat më të errëta të komunizmit, do të dështojnë.
Shqiptarët janë rritur nën kërcënime të tilla nga policia dhe aparati shtetëror ndër shekuj, të cilat kishin për qëllim shtypjen e aktivizmit politik.
Por historia ka treguar se këto përpjekje asnjëherë nuk kanë arritur të ndalin vullnetin tonë për drejtësi dhe barazi.
Të gjitha argumentet flasin në drejtim që shqetësimet tona për Gjuhën janë reale dhe të bazuara në fakte.
Andaj, ka një mobilizim të gjerë, përtej vijave partiake, për të parandaluar përpjekjet që dëmtojnë të ardhmen e shtetit.
I bëjmë thirrje Kryeministrit të ndalojë kërcënimet dhe retorikën e tij përçarëse e inflamatore.
Ju nuk mund të frikësoni askënd, e aq më pak një popull që ka qenë gjithmonë i gatshëm të sakrifikojë për drejtësinë dhe barazinë”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 06.10.2026
Aktuale
- Arrestohet nipi i Hashim Thaçit
- Ramush Haradinaj i bashkohet protestës: Po më dhimbëseni ju dhe ata në Hagë
- Policia: Gjashtë zyrtarë të lënduar dhe tre protestues të shoqëruar pas përplasjeve në Prishtinë
- Zjarr në rrugët e Prishtinës, protestuesit u vënë flakën kontejnerëve
- Klodi ishte i ftuar në dasmën e Aurorës dhe Kushtrimit, e për shkak të tij, Elijona nuk shkoi – ja kush e shoqëroi bukuroshin
- Protesta e natës bllokon rrugën nga Qafa drejt Kuvendit
- Ekskluzive për TV Shenja, Astrit Iseni: Për herë të parë emërojmë një shqiptar zëvëndës kryeshef të Njësitit Special
- Turqia: Aleanca e Mbrojtjes së Mekës diskutoi mbështetjen për Arabinë Saudite mes zhvillimeve lidhur me Jemenin



