03 October
BDI-ja përmes kandidatit të saj për kryetar të Komunës së Zhelinës premtoi investime të reja në këtë komunë, ku prioritet do të kenë zhvillimi ekonimik dhe urban, infrastruktua, mjedisi, dhe mirëqenia sociale. Kandidati Fatmir Izairit premtoi ndërtimin e dy shkollave të reja në këtë komunë, riparimin e disa shkollave ekzistuese, ndërtimin e sallave sportive si dhe të çerdheve për fëmijë.
Pikat kryesore për katërvjeçarin e ardhshëm të qeverisjes tonë: mbi 18 milion euro investime në total, 8.1 milion euro investime në kanalizim dhe në ujësjellës, rrjet kanalizimi për 7 vendbanimet Dërvenit, ujë të pijshëm për çdo shtëpi, 6 milion euro në infrastrukturën rrugore, 2.8 milion euro investime në arsim dhe sport, dy shkolla të reja, gjashtë shkolla të riparuara, dy salla sporti, dy kënde lojrash, një çerdhe për fëmijë, 1.4 milion euro investime në mjedis, përkujdesje sociale dhe shëndetësore- deklaroi Fatmir Izairi, kandidat për komunën e Zhelinës.

