Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratës së VMRO-DPMNE-së e cila siç thonë nga BDI po tenton të prekin në gjuhën shqipe.
BDI thonë se VMRO për të ikur nga përgjigja konkrete, po akuzon sikur opozita ka frikë nga e kaluara kriminale.
Nga BDI thonë se kërcënimet dhe propaganda e VMRO-së nuk i frikëson.
Reagimi i plotë:
Duart larg nga gjuha shqipe!
Pasi reagimi ynë i sotëm zbuloi planin e qeverisë me legjitimitet monoetnik për të shfuqizuar gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, VMRO-DPMNE u përgjigj me papagallizmin dhe propagandën e zakonshme, duke përhapur narrativën se BDI na paska frikë nga e kaluara kriminale.
Le ta themi shkurt e qartë: të gjithë kriminelët, pa dallim etnie apo partie, duhet të përgjigjen!
Ne qëndrojmë gjithmonë pas këtij parimi dhe nuk do të mbrojmë askënd që ka shkelur ligjin!
Por mos mendoni se me kërcënime dhe propagandë të tillë do të na frikësoni:
Ku është fjala për gjuhën shqipe, për dinjitetin dhe identitetin tonë kombëtar, ne nuk kemi frikë as nga përndjekja, as nga vdekja!
Ju mund të përpiqeni ta kriminalizoni luftën tonë për liri, ashtu siç bënë regjimet e dikurshme, por mos harroni se rrota e historisë nuk kthehet mbrapa:
Historia e ka treguar gjithmonë kush mbijeton dhe kush përfundon me turp!
Prekni ç’të doni, por duart larg nga kjo që për ne shqiptarët është e shenjtë!
Larg duart nga gjuha shqipe!
Data 17.11.2026
Aktuale
- “Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”, Santiana shfaqet zjarr në këtë veshje
- Pse nuk e takoi ambasadori amerikan, kryebashkiakun e Sarandës, Oltion Çaçi?
- Gjorgjievski: Shkupi i konsolidon financat, realizon projekte kapitale dhe e fuqizon infrastrukturën
- CNN: Rrjeti i komunikimit të brendshëm i Agjencisë së Sigurisë së SHBA-së goditet nga një ndërprerje e madhe
- Rama për The Independent, ironizon politikanin britanik Nigel Farage: Rënia në sondazhe, prej “mallkimit shqiptar”
- Lëvizja Studentore: Besar Sejdiu u ndalua në kufi! Studentët: Dyshojmë për presion institucional!
- BDI ngre alarmin: 18-vjeçari dënohet për festimin e 28 Nëntorit!
- Alby feston ditëlindjen, ndan pamje joshëse me tortë



