“Mirë se vini bashkëatdhetarë!” – Thirrje të zbrazëta nga një qeveri që, me vendime politike, ka fshirë ekzistencën dhe rëndësinë e diasporës shqiptare. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, ndaj koalicionit VLEN, ku, mes tjerash thuhet, se, kjo qeveri njëetnike nuk nguroi të manipulojë formulën e llogaritjes për shqiptarët, duke ulur përqindjen nga 29.4% në 24.5%, vetëm sepse refuzoi të përfshijë regjistrimin historik të diasporës në censusin e fundit.
“Ky vendim ka pasoja të drejtpërdrejta:
• Reduktimi i përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike, duke përfshirë administratën shtetërore dhe organet vendimmarrëse.
• Shkurtimi i buxhetit për komunat shqiptare, pasi ndarja financiare nga buxheti qendror tani bazohet në një përqindje të ulur të popullsisë.
• Pakësimi i numrit të këshilltarëve komunalë në komunat shqiptare, duke cenuar zërin e komunitetit tonë në nivel lokal.
Ato dhjetra mijëra bashkatdhetarë që luftuan për t’u regjistruar, për të dëshmuar praninë dhe forcën e tyre, tani janë fshirë me një vendim të njëanshëm.
Diaspora shqiptare nuk është thjesht një numër.
Ajo është shtylla financiare e këtij vendi, duke dërguar miliarda remitanca për vite me radhë.
Ajo është lobimi politik që ka çuar përpara interesat e shqiptarëve në botë.
Ajo është identiteti ynë kombëtar, krenaria dhe lidhja jonë me rrënjët.
Por për këtë qeveri, diaspora nuk vlen. Me një vendim të vetëm, ata shumëzuan sakrificën e saj me zero.
Dhe tani, në prag festash, kanë guximin të hedhin slogane dhe lot krokodili, duke mirëpritur ata që i kanë fshirë nga çdo e drejtë dhe llogaritje.
Hipokrizia e “S’Vlen” nuk ka kufij! Por shqiptarët nuk harrojnë.
Diaspora është pjesë e pandashme e kombit dhe askush nuk mund ta fshijë atë nga historia dhe e ardhmja jonë.
Shkurt e shqip: Vleni S’Vlen!”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 22.12.2024
Aktuale
- Gjendet i vdekur një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se është dhunuar dhe grabitur
- DPHM: Java e re sjell në RMV valën e të ftohtit, me reshje shiu dhe bore
- Nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik u takua me zv.kryeministrin Mexhiti dhe ministrin Arben Taravari
- Rama i përgjigjet kompanisë së TikTok: Në Shqipëri vendosin shqiptarët!
- Sulmi në Magdeburg/ Vrau 5 persona dhe plagosi 200 të tjerë, gjykata lë në burg 50-vjeçarin që goditi me makinë turmën e njerëzve
- BDI: Hipokrizia e “S’Vlen” ndaj Diasporës Shqiptare
- Tentoi ta puthte, Xuxi – Gresës: A e di sa herë e kam tradhtuar gruan time me femra si ti?
- Arbnora Ademi shfaqet me provokuese se asnjëherë me parë