Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka thënë se BDI do të përkrah ndryshimet në Kodin Zgjedhor ato të cilat janë duke u diskutuar në Ministirnë e Drejtësisë. Sipas tij, takimi i djeshëm, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev, e ku u diskutua që të ndryshohet modeli zgjedhor nga gjashtë njësi, në një njësi zgjedhore është vetëm një takim i disa entuziastëve dhe se e njëjta nuk mund të bëhet tani, pesë muaj para zgjedhjeve.
“BDI e dinë më së miri se çfarë është e mirë për BDI-në dhe për votuesit e vet, por edhe ajo çfarë është më mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.