Lideri i BDI-së Ali Ahmeti mbetet i pakontestueshëm në drejtim të partisë. Elektorati i BDI-së dhe struktura partiake vlerësojnë lartë figurën e tij kohezive në parti, aftësinë e tij menaxhuese dhe angazhimin e tij për të drejtuar partinë në drejtim të pritjeve të elektoratit.
Ai mbetet figura emblemë e partisë me urtësinë e tij politike dhe me vizonin që ka vënë në lëvizje në të mirë të shqiptare.
Spekulimet e fundit se lideri i BDI-së do të tërhiqet nga partia janë fjalë boshe pa burime duke keqpërdorur mediat e huaja.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim për TetovaSot thonë se këta janë shpifje ordinere, spekulime anonime dhe tendencioze përpiqen të shfrytëzojnë mjegullnajën e situatës së rëndë politike. Shkrime pa asnjë burim zyrtar nuk meritojnë të komentohen sepse janë shpifje ordinere dhe tekste të porositura për të shkaktuar huti dhe pasiguri.

