BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën shqipe në Ministrinë e Energjetikës, të Transportit, të Punëve të Brendshme dhe në institucione të tjera përbën jo vetëm shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por edhe përjashtim të qëllimshëm të qytetarëve shqiptarë nga qasja në informatat publike.
Në disa raste, janë ruajtur vetëm formatet e vjetra në gjuhën shqipe, të mbetura nga qeveria paraprake, por përmbajtjet konkrete, dokumentet dhe informacionet kryesore figurojnë ekskluzivisht në maqedonisht.
Ky është një trend i rrezikshëm që shkon përtej neglizhencës teknike – është politikë institucionale që kufizon përdorimin praktik të gjuhës shqipe dhe rrënon bazat e barazisë ndëretnike në shtet.
Për më tepër, këto zhvillime vijnë në një moment kur bëhen përpjekje për të vënë në pikëpyetje vetë dispozitat kryesore të Ligjit për Gjuhët në Gjykatën Kushtetuese.
Kur institucionet shtetërore fillojnë të injorojnë ose të relativizojnë një nga arritjet më të rëndësishme të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit – përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe – dërgohet një mesazh i rrezikshëm për të ardhmen e kohezionit shtetëror dhe bashkëjetesës ndëretnike.
Ndërsa ndodhin këto procese të rënda, partnerët shqiptarë në qeveri janë zhytur në grindje të brendshme për kryetar të LEN-it edhe pse secili me nga më pak se 1% mbështetje te qytetarët, dhe heshtin përballë kësaj goditjeje ndaj të drejtave të qytetarëve shqiptarë.
Me këtë heshtje, ata jo vetëm që e legjitimojnë këtë qasje, por janë bërë pjesë e problemit.
BDI i bën thirrje institucioneve të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën, të ndalojnë diskriminimin gjuhësor dhe të reflektojnë për pasojat e këtij kursi.
Shqiptarët nuk do të pranojnë të trajtohen si qytetarë të rendit së dytë.
Barazia gjuhësore nuk është privilegj – është e drejtë.
Data 09.07.2025
Aktuale
- Fetai: BDI në Tetovë dorë për dore me kasapin e shqiptarëve, Boshkovskin, kanë mbledhur vota për Teuta Arifin
- Rekord sulmesh nga Rusia – rreth 700 dronë dhe 13 raketa hedhen mbi Ukrainë
- Bllokojnë urën për të ndaluar aksionin e IKMT-së, banorët e Thethit përplasen me policinë
- Rivendosja e komunikimit: Bitchat, aplikacioni që ju lejon të flisni pa internet
- Propozimi për interpelancën ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese sot para deputetëve
- BDI: S’kanë të ndalur! Përjashtimi i shqiptarëve vazhdon me ritme alarmante, në Ministrinë e Energjetikës 18 maqedonas, 0 shqiptarë
- Fillon ndërtimi i interkonektorit me Greqinë, do të ndërtohet nga kompania kumanovare “Rapid billd”
- Dyshohet se u rrëmbye një ditë më parë, zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 23-vjeçarit i cili u gjet pranë liqenit të Shkopetit