Nga BDI në një komunikatë për media kanë thënë shprehin shqetësim për situatën e rënduar ekonomike dhe sociale që po përjetojnë qytetarët, të cilët, sipas tyre, po përballen me fatura të papërballueshme të energjisë elektrike, çmime të larta të produkteve bazë dhe një mungesë të plotë të masave qeveritare për të zbutur pasojat e krizës.
“Familjet e zakonshme nuk mund të përballojnë më koston e jetesës, ndërsa qeveria vazhdon të merret me çështje të pavlera dhe debate të qëllimshmesi ajo e stemës për të shmangur vëmendjen nga dështimet e saj.
Inflacioni i pakontrolluar ka shkatërruar fuqinë blerëse, qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë për të siguruar nevojat bazë, por nuk marrin asnjë ndihmë nga institucionet shtetërore për të lehtësuar barrën e qytetarëve që sot ndodhen në prag të mbijetesës.
Në vend që të merret me politikat e duhura për të përmirësuar jetën e njerëzve, qeveria po e zhyt vendin edhe më thellë në izolim.
Integrimi në Bashkimin Evropian është bllokuar dhe qeveria nuk ka asnjë strategji për ta zhbllokuar këtë proces. Ndërkohë që vendet e rajonit avancojnë, qytetarët tanë janë të detyruar të përballen me pasiguri ekonomike dhe mungesë perspektive.
Nëpër zyrat e pushtetit vazhdon luksi dhe indiferenca, ndërsa qytetarët nuk mund të përballojnë më as faturat e muajit të ardhshëm.
Kjo qeveri ka zgjedhur të udhëheqë me propagandë dhe jo me veprime, duke e lënë vendin në krizë të thellë dhe duke manipuluar opinionin me tema të parëndësishme.
BDI nuk do të qëndrojë duarkryq përballë kësaj katastrofe sociale dhe ekonomike.
Të drejtat dhe mirëqenia e qytetarëve nuk mund të jenë më viktimë e papërgjegjshmërisë qeveritare.
Përballë kësaj varfërie të imponuar, këtij izolimi të rrezikshëm dhe kësaj politike të shurdhët, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet më fort se kurrë”, thonë nga BDI.
Data 26.03.2026
Aktuale
- Partitë politike mirëpresin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e presidentit
- Talenti nga Kërçova, Endrit Asani debuton me Shqipërinë U19
- EDS lanson fushatën e re promovuese: Stabilitet me çmim fiks dhe vlerë të shtuar për bizneset
- Agim Islami: 18 pranvera në burg padrejtësisht
- Regjistrohet edhe një tërmet në Maqedoni
- Rregullat e reja për zgjedhjen e presidentit: Çfarë do të thotë vendimi i Kushtetueses?
- Si u miratua projekti i resortit pa tokë dhe pa garë, leja e ndërtimit pa certifikatë pronësie për kompaninë e drejtoreshës së Tatimeve Erilinda Lala dhe bashkëshortit të saj
- Mislimi: A është më mirë që shqiptarët të reshtohen pas Mickovskit sesa pas VLEN-it dhe BDI-së?


