Dita e shtunë është caktuar si dita e javës ku dyert e selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, dega në Gostivar, janë të hapura për anëtarësinë dhe qytetarë, si dhe për realizim të takimeve me strukturën dhe funksionarët partiak.
Dita e sotme u karakterizua me nismën për krijimin e grupit të punës për fillimin e parapërgatitjeve për fushatën e zgjedhjebe lokale të muajt maj.
Me këtë rast u vendos që në grupin e punës që i paraprinë formimit të Shtabit Komunal Zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar, të përfshihet drejtuesit e Këshillave Vendore nga të gjitha vendbanimet e Komunës së Gostivarit, me qëllim që të përfshihen të gjitha zonat dhe strukturat partiake në drejtim të sugjerimeve, propozimeve, vërejtjeve në përgatitje e programit zgjedhor 2017 – 2021 dhe me të cilin do të garohet në zgjedhjet e ardhëshme lokale.
Të pranishmit dhanë propozimeve të dobishme për krijimin e stategjisë për prezantimin sa më të denjë të punëve të realizuara në mandatit 2013 – 2017 në Pushtetin Lokal të Gostivarit, si dhe përpolimin e programit zgjedhor për mandatin e ri 2017 – 2021.
Në mbledhje u konstatua që fillimi i aktiviteteve plotë katër muaj para zgjedhjeve lokale, është periudhë e mjaftueshme për përgatitjet parazgjedhore të kandidatit për kryetar komune dhe kandidatëve për këshilltar komunal nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.
U vendos që mbledhjet të jenë të vazhdueshme dhe të shpeshta, duke ndarë dhe realizuar përgjegjësi konkrete në drejtime, respektivisht sektore të caktuara që do të funksionojnë në suaza të Shtabit Komunal Zgjedhor.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Mesut Bajrami: A i kanë lënë Shqiptarët e Kumanovës “jetimë”?
- Mexhiti nga hapja e shtabit në Dizhon 2: VLEN do të vendosë vulën e suksesit në Çair, është koha për ndryshim të vërtetë
- Siljanovska-Davkova: Nëse jemi seriozë lidhur me paqen, atëherë është koha që timonin e KB-së t’ia besojmë gruas
- Oficeri i FSK-së, Çlirim Gërguri diplomon me sukses në ShBA
- Ndryshimet në Kodin Penal/ Reagon Delegacioni i BE në Shqipëri: Mund të ndikojnë negativisht në lirinë e medias dhe në sistemin e drejtësisë penale
- Arrestohet 35-vjeçari i dyshuar si organizator i skemave piramidale online në zonën e Divjakës, qindra qytetarë ranë pre e mashtrimit
- Aksident në aksin Fier–Patos/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me kamion të parkuar, dy të lënduar (PAMJET)
- Siljanovska-Davkova: Nëse jemi seriozë për paqen, atëherë është koha t’ia besojmë drejtimin e OKB-së një gruaje