Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami, më 14 shkurt 2025, në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Nga partia kanë thënë se, ky akt është i papranueshëm dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Bajramit, ndërsa Qeverisë i kanë bërë thirrje të rishikojë urgjentisht praktikën e ekzekutimit të fletarresteve të Serbisë.
“Nuk mund të lejojmë që shteti ynë të bëhet mjet i politikave të Beogradit, në dëm të qytetarëve shqiptarë. Ky është një tjetër rast i papranueshëm i zbatimit të fletarresteve të fabrikuara nga Serbia nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, e cila vazhdon të veprojë pa asnjë filtër verifikimi, duke rrezikuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Kosovës. Edhe më shqetësuese është fshehja për më shumë se 10 orë e këtij ndalimi nga opinioni publik, një veprim që vetëm sa shton dyshimet për qëllimet e vërteta të këtyre masave”, kanë thënë nga BDI.
Data 23.09.2026
Aktuale
- Adelina Tahiri merr vendimin e madh dhe të papritur për martesën e saj me maqedonasin
- Shasivari paralajmëron takim me studentët dhe dekanët për provimin e jurisprudencës
- Arrestohet 22-vjeçari nga Tetova, e goditi babain me sende të forta
- “Lotaria” në gjykatë: Prokuroria nxjerr mbi 200 prova kundër Grubit dhe të akuzuarve
- Gashi: Kuvendi ka arritur përparim të konsiderueshëm lidhur me përfaqësimin e grave
- Sulmi izraelit me dron vret një palestinez dhe plagos 3 të tjerë në jug të Gazës
- Takimi i Pacollit në Nju Jork: Një hap drejt rikthimit të dialogut për Kosovën
- Bomba e radhës për qeverinë ‘Rama’? Gazetari austriak me USB në dorë, paralajmëron publikimin e përgjimeve tronditëse: Prova se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni



