Bashkimi Demokratik për Integrim në një komunikat për media ka reaguar ashpër ndaj tentativës për, siç thonë ata, partizim brutal të gjyqësorit dhe të prokurorisë nëpërmjet të ndërhyrjeve partiake në këshillin e prokurorëve.
“Ardian Demiri, anëtar i Lëvizjes Demokratike, propozohet për anëtar të këshillit të prokurorëve.
Kjo është e papranueshme dhe paraqet ndërhyrje flagrante partiake në organet gjyqësore dhe prokuroriale.
Deputetët nuk duhet të pranojnë partizim të këshillit të prokurorëve, ndërsa ftojmë shoqërinë civile, mediat dhe komuniteti ndërkombëtar që të reagojnë ndaj zgjedhjes së kandidatëve partiak për anëtarë të këshillit të prokurorëve.
Bashkimi Europian ndjek prej së afërmi vendimet e qeverisë dhe kuvendit dhe këto veprime na largojnë nga Europa dhe vlerat europiane si dhe na rikthejnë tek shteti i kapur”, thuhet në komunikatën e BDI-së. /SHENJA/
Data 07.01.2026
Aktuale
- Fetai dënon ashpër rastin me të miturën, mbështet reagimin e mënjehershëm të MPB-së
- MPB nis hetim për fotografitë e ritit fetar mbi automjetet policore
- Bexheti: Ritualet fetare mbi institucionet shtetërore janë shkelje e Kushtetutës
- Trafiku normal në rrugë, por kujdes në zona me lagështi dhe terren të paqëndrueshëm
- AMP pezullon nga detyra 4 punonjës policie në Berat, ja çfarë dyshohet
- Rritet interesi për akomodim në shtëpitë e të moshuarve në Maqedoni, nevojiten hapësira dhe staf shtesë
- SHBA-të në qendër të arkitekturës së re të sigurisë për Ukrainën
- Përmbytjet e papritura: Si reshjet e fundit po sfidojnë Kosovën


