Në hidrocentralin Mavrovë – Vërtok janë bërë 12 punësime të reja, dhe asnjë shqiptar nuk është përfshirë – në një zonë ku shqiptarët janë shumicë absolute.
Kjo nuk është rastësi. Është përjashtim i qëllimshëm. Është politikë diskriminuese, me nënshkrimin e Qeverisë dhe me heshtjen e partnerëve shqiptarë në pushtet.
BDI nuk e pranon këtë padrejtësi.


Shqiptarët nuk janë dekor. Nuk janë numra.
Janë qytetarë me të drejtë të plotë për punësim, përfaqësim dhe dinjitet në shtetin e vet.