Pasi Xabi Alonso tregoi se do të vazhdojë të drejtojë Bayer Leverkusen sezonin e ardhshëm, Bayern Munich filloi kërkimin e një zgjidhjeje të re për të pasuar Thomas Tuchel pas këtij sezoni.
Sipas Marca-s, klubi bavarez ka kontaktuar me Zinedine Zidanen, i cili është në pushtim prej një kohe të gjatë.
Zidane nuk ka bërë punë trajneri që kur përfundoi aventurën e dytë në Real Madrid në vitin 2021.
Bayern Munich ka kontaktuar me përfaqësuesit e trajnerit francez për të kontrolluar nëse Zidane është i interesuar për opsionin që po i ofrojnë.
Në tre vitet që nga largimi i bankinës së Real Madridit, Zidane ka refuzuar disa oferta pune.
Ai qëndroi te Real Madridi nga viti 2016 deri në 2018 dhe nga 2019 deri në 2021. Ai ishte dy herë kampion i La Ligës, tre herë fitues i Ligës së Kampionëve dhe udhëhoqi ekipin në 11 tituj në total. /Telegrafi/