Dje, prej ora 18.00-20.50 minuta, është kryer kontrollë në objekt në fshatin Ratajë të Tetovës, i cili ka punuar në mënyrë ilegale, si bastore sportive, ku cilën pa licencë janë ofruar lojra të fatit. Në objekt është takuar personi M.P. 27- vjeç nga fshati Gllogjë, si i punësuar.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë marë me vërtetim: 3 Televizorë, shtëpizë kompjutori, monitorë, printer, lexues barkodi, tastaturë dhe maus.
Punohet në zbardhjen të gjitha detaleve në veçanti lidhur me punën ilegale të objektit, kurse ndaj pronarëve do të inicohen padi adekuate.