MPB njofton se më datë 18.08.2025 rreth orës 23:10 në fshatin Zajas, Kërçovë, zyrtarë policorë nga Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Kërçovë kanë privuar nga liria F.Z. (81) dhe Sh.Z. (50), të dy nga fshati Zajas. Pas një denoncimi paraprak se Sh.Z. i ishte kërcënuar bashkëshortes së tij, me pëlqimin e tyre, zyrtarët policorë kanë hyrë në shtëpinë e tyre dhe kanë kryer kontroll.
Gjatë kontrollit, te Sh.Z. janë gjetur fishekë dhe një pistoletë plastike, ndërsa te F.Z. janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 38 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Personat janë shoqëruar në stacion policor dhe pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal.