Dje (24.10.2021) rreth orës 12:30 minuta në Veles, nëpunës policorë të NJPB Veles i kanë privuar nga liria L.T. (35) dhe S.T.(46) të dy nga Velesi. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, plumba kalibër 6,35 mm, disa terezi dixhitale, pasaportë në emër të personi tjetër dhe sende të tjera. L.L. dyshohet poashtu se është kryerës i veprës penale “plaçkitje”.
Ata janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.