Më datën 18.09.2021 rreth orës 16:30 minuta në f. Gradec-Gostivar, nëpunës policorë të SPB Tetovë_Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar i kanë privuar nga liria S.SH.(25) dhe V.I. (30) të dy nga f. Vrapçishtë-Gostivar për shkak se gjatë kontrollimit të tyre dhe të automjetit të tyre “mercedes”, me targa regjistrimi të Gostivarit është gjetur marihuanë.
Pak më vonë, me urdhër gjyqësor është realizuar bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të S.SH., gjatë së cilës është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Të dy personat janë në mbajtje në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit pas së cilës do të parashtrohen kallëzime përkatëse.