MPB Maqedoni njofton se në Gostivar është realizuar bastisje dhe është ndaluar një person.
“Më datë 12.03.2025 në ora 07.00, zyrtarët policorë nga Zyra e jashtme për çështje kriminale pranë Departamentit për Punë të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria D.M (36) nga Gostivari”.
“Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan marijuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse”, thonë nga MPB.