Më 04.06.2025, në orën 13:50 në Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga SPB Gjevgjeli arrestuan B.M. (46) nga Gjevgjelia. Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të tij, me urdhër gjyqësor, u gjetën dhe u konfiskuan marihuanë, një bluarëse me mbetje marihuane, një telefon mobil, një thikë dhe sende të tjera për të cilat dyshohet se kanë origjinë nga një vepër penale.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.