Në lagjen Nerez të Karposhit, është theksuar rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve lokalë dhe figurave të reja politike për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e komunitetit.
Bashkim Bakiu, me këtë rast ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin për kryetar të ri të Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski. Kjo mbështetje vjen pas rezultateve të fundit zgjedhore, në të cilat Bakiu fitoi besimin e një numri të konsiderueshëm të qytetarëve shqiptarë në Shkup.
Në takimin e zhvilluar në Nerez, Bakiu theksoi gatishmërinë e tij për të kontribuar në iniciativat e kryetarit Lukrovski që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e kësaj zone.
Ky bashkëpunim vlerësohet si një hap pozitiv drejt forcimit të marrëdhënieve ndërkomunale dhe nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm lokal.
 
		






