Koalicioni shqiptar VLEN ka përzgjedhur Bashkim Bakiun si kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale të nëntorit, mëson INA.
Kandidatura e Bakiut është dakorduar mes partive të koalicionit dhe pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. Aktualisht, Bashkim Bakiu ushtron detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve të Përgjithshme në Qendrën Klinike Universitare në Shkup.
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti, ndërsa VLEN tashmë ka shpallur shumicën e kandidatëve në komunat shqiptare.