Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, me përkrahje të Qytetit të Shkupit përgatiti plan aksional për aktivitete në terren për ballafaqim me
valë eventuale të ngrohta. Nga katër ekipe mobile prej 11 deri ora 17 do të patrullojnë nëpër rajonin qendror të qytetit dhe në stacionet më të mëdha të autobusit. Duke pasur parasysh përvojat nga vitet paraprake, ekipet mobile të përbëra nga mjekë do të patrullojnë nëpër qytetin e Shkupit, do të distribuohet ujë, afishe me këshilla, do të matet shtypja e qytetarëve, të cilët do të ankohen në probleme, ndërsa për rastet më të vështira do të sigurohet edhe transport deri te institucioni më i afërt mjekësor ose deri te shtëpia e personit”, thuhet në kumtesën e Kryqit të Kuq. Për aktivitetet gjatë periudhës së ardhshme do të angazhohen 40 vullnetarë nga Ekipi për përgjigje gjatë katastrofave, 10 vullnetarë nga Ekipi për shpëtim në male dhe pesë automjete, prej të cilave katër do të patrullojnë nëpër qytet, ndërsa dy gjatë vikendeve do të jenë kujdestare në stacionet malore për shpëtim Vodno dhe
Matkë. (MIA)
Data 28.03.2026
Aktuale
- Arrestohet në Turqi presidenti i një klubi futbolli nga Maqedonia për kontrabandë ari
- Mexhiti: 13 vendime për 13 mësues
- Lirohen 4 shqiptarët e arrestuar në Serbi
- Siljanovska-Davkova: Kërkesat e fqinjëve devijojnë nga Kriteret e Kopenhagës dhe nuk janë në frymën e akteve kushtetuese të BE-së
- Mickoski për kritikat e Filipçes: Është e logjikshme që opozita të kritikojë, por të shpifë është gabim
- Pse zgjohesh para alarmit? Zbulimi i orës biologjike të trupit
- Paga e 13-të: Çfarë duhet të dini për shpërndarjen e saj më 31 mars?
- I riu dërgohet në spital i plagosur rëndë me thikë, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë! Dyshimet e para

