Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Parlamentit Europian, Antonio Tajani. Basha e quan presidentin e ri si një mik që do ta ndihmojë për të punuar për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në BE
“Sot i përcolla urimet e mija Antonio Tajanit, Presidentit të sapo zgjedhur të Parlamentit Europian. Z. Tajani është jo vetëm nënkryetar i Partisë Popullore Europiane ku bën pjesë Partia Demokratike, por edhe një mik i jashtëzakonshëm. Si zëvendëspresident i Komisionit Europian dhe Komisioner i BE, ai ka mbështetur përherë përpjekjet e Shqipërisë për zhvillim ekonomik. Jam i lumtur për zgjedhjen e tij në krye të Parlamentit Europian, që do të më japë mundësinë të punojmë së bashku për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në BE”, shprehet Basha në urimin e tij.
18 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)