Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me të rinjtë në njësinë nr.7 të cilëve u premtoi se akti i parë i tij si kryeministër do të jetë anulimi i ligjit të arsimit të lartë.
“Ma 18 shkurt me fillimin e një lëvizje popullore. 18 shkurti është ditë shprese, besimi dhe bashkimi. Fillimi i një lëvizje të madhe që nis me një vendim të madh që do ta marrim së bashku në Tiranë, për ta çuar nëpër çdo cep të Shqipërisë. Vendimi që përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të diktojmë një qeverisje ndryshe.
Një shtet që vepron për rininë. Akti im i parë do jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë. Nuk do ketë asnjë student që të mbetet pa studiuar se nuk paguan dot.Stazhe pune të paguara për një vit. I garantoj qytetarët se kjo do jetë lëvizje madhështore, paqësore, demokratike por e pandalshme derisa të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. PD do të shkojë e sigurt drejt zgjedhjeve”, tha Basha.
9 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)