Ish kryetari i PD Lulzim Basha po zhvillon një takim miqësor në Shkodër me një grup demokratësh. Të pranishëm janë kryetari i PD-së Shkodër, Xhevdet Amuli dhe ish kandidati i PD për bashkinë Shkodër në zgjedhjet e 6 marsit, Xhemal Bushati. Në fjalën hyrëse në këtë takim Basha u shpreh se vendimi i gjykatës së Tiranës për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit të grupit të rithemelimit të udhëhequr nga ish kryeministri Berisha është i pazbatueshëm dhe është një vendim që është apeluar. Basha tha se ajo që po ndodh është një pushtim i paligjshëm i selisë së Partisë Demokratike.
Basha në takim me një grup demokratësh në Shkodër
“Ju falenderoj për kontributin. Ju kërkojmë ndjese. Koha dhe e drejta janë në anën tonë. Ka faktor që janë jashtë nesh
Vendimi i gjykatës ishte i turpshëm. Kemi apeluar atë vendim që është i pazbatueshëm dhe institucionet e PD janë po ato. Gjithçka që po ndodh është një pushtim i paligjshëm i PD. Ti shërbejmë uljes se gjakrave, përgjegjësi që e kam marre me vetëdije të plotë dhe do ti shërbejë bashkimit”.
Kujtojmë se pas dorëheqjes, Lulzim Basha duket se ka zgjedhur një mënyre bashkëbisedimi në formate informale dhe larg vëmendjes mediatike me demokratët. Ai po vazhdon takimet informale me demokratët.
Para disa ditësh Basha është takuar me demokratë e degës 2 në Tiranë.
Basha edhe kur dha dorëheqjen tha se ai do të vazhdoje të kontribuoje për bashkimin e demokratëve dhe për ta bërë atë të një parti të madhe dhe fituese. Kujtojmë se dje Gjykata Civile e Tiranës vendosi pro statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe njohjen e grupit të Rithemelimit.



