
“Mbështetja financiare për institucionet publike do të jetë e plotë e gjithanshme. Do të bëjmë që, në bazë të meritës dhe preferencës, të zgjidhet dega që çdo student kërkon. Të ndiqet me cilësinë më të lartë fakulteti përkatës dhe s’është më e rëndësishmja, kur të mbarojë studimet, studenti të mos dalë vetëm me një copë letër. Studentët duhet të kenë të gjithë motivimin për të dalë sa më mirë sepse pas kësaj e pret një mundësi tjetër.
Me qeverisjen time e pret një mundësi tjetër. Sot kam bërë publike në praninë e sipërmarrjes shqiptare planin tim për 10 mijë stazhe të paguara në vit për të sapodiplomuarit. Ndaj me 18 shkurt ne do të ushtrojmë të drejtën tonë më fisnike, të drejtën si qytetarë. Me 18 shkurt, do të ngrihemi të gjithë për të treguar sa shumë jemi, sa shumë jemi ne.
Jo vetëm ne demokratët, por ne shqiptarët që kemi respekt për veten tonë, që kemi respekt për njëri-tjetrin, që nuk e konsiderojmë popullin shqiptar dele dhe që nuk pranojmë zgjedhje të kapura, të prishura, të vjedhura nga politikanët e korruptuar dhe kriminelet e lidhur me ta. Me 18 shkurt, në Tiranë, shqiptarët mblidhen në një protestë mbarëpopullore që kalon kufijtë politikë, për të marrë së bashku një vendim shumë të madh”, tha Basha.
11 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

