Pas takimit me të rinjtë e e Partisë Demokratike, kreu Lulzim Basha u bëri thirrje edhe njëherë qytetarëve që të bëhen pjesë e protestës së 18 shkurtit. Sipas Bashës, kriminelët udhëheqin vendin, ndërsa intelektualët dhe të rinjtë detyrohen të braktisin Shqipërinë.
“E pamë në Rumani, tani është radha e shqiptarëve të ngrihen kundër varfërisë, korrupsionit, arsimit. Rinia është e persekutuara kryesore e këtyre 4 viteve. Sot kemi një sistem antivlerash ku krimi dhe krimineli bëjnë para dhe katandi, ndërsa rinia dhe të mençurit shkojnë në emigracion.
Ndaj me 18 shkurt të ngrihemi të gjithë bashkë, për të marrë fatet në dorë. Rinia e Tiranës është gati. I bëj thirrje të rinjve dhe të reja kudo që do të jenë të bëhen pjesë. Ka ardhur koha që fati i qytetarëve të jetë në duart e qytetarëve”, deklaroi Basha.
6 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)


