Basha: Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është edhe ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari

Basha: Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është edhe ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot me gazetarin e News24 e BalkanWeb Ergys Gjençaj i cili u shtri në tokë nga policia, pasi po filmonte një operacion anti-drogë.


Basha e cilëson një akt të turpshëm që duhet dënuar me forcë. Ai thekson se është produkt i modelit Rama dhe se dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari.

“Dhunimi i reporterit Ergys Gjençaj është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë. Brutaliteti ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti i fundit i OSBE/ODIHR. Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari”, deklaron kreu i PD.