Në ditën ndërkombëtare të pagës së barabartë, Aleanca për Barazi Gjinore në Vendin e punës, organizoi konferencë për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, në përfaqësim, avancim dhe pagesë. Marija Ristevska udhëheqëse e shoqatës, tha se i gjithë qëllimi është të nxisin dialog të barabartë mes gjinive dhe të sigurojë barazi në pagë, përfaqësim dhe mundësi.
“Qëllimi është për të inkurajuar bisedën, në mënyrë që të ketë një shkëmbim të barabartë të ideve mashkullore dhe femërore e kështu me radhë. Përndryshe, Aleanca për Barazi Gjinore bën përpjekje për barazi midis burrave dhe grave në vendin e punës, dhe kjo barazi, për shembull, në kuptimin e pagës së barabartë për punë të barabartë, pastaj përfaqësimit dhe mundësive të barabarta për rritje dhe avancim”, tha Marija Ristevska.
Panelistja Brankica Tolevska nga A1 tha se do të bisedojmë se si bizneset të krijojmë shoqëri me edukim digjital.
“Do të bisedojmë se si bizneset ndihmojnë në krijimin e një shoqërie me edukim digjital. Dhe ne e kemi akademinë A1 që do e prezentojmë në këtë ngjarje”Brankica Tolevska”.
Parë në aspektin e investimeve në bursë, Ivan Ivanovski, panelist në këtë ngjarje, tha se viteve të fundit, gjithnjë e më shumë gra po investojnë, dhe ky është një zhvillim pozitiv.
“Trendi në vitet e fundit se gratë më shumë investojnë dhe ky është një informacion i mirë. Njerëzit e pasur, nuk qëndrojnë të pasur dhe pastaj të investojnë, por për atë që kanë filluar të investojnë janë të pasur. D.m.th aq më herët që filloni të investoni, këtu mund të tregoj që edhe shuma nuk është me rëndësi, ka studentë në master që kanë filluar me 50 euro. Më e rëndësishme është të mësoni të bëheni të disiplinuar në bursë”, deklaroi Ivan Ivanivski.
Ngjarja u zhvillua në hapësirat e “Cowork21”, ndërsa folësit ishin të shumtë, të cilët shprehën pikëpamjet e tyre për barazinë mes gjinive në punë, paga dhe sfera të tjera. /TV21/