Me 24.10.2021 në ora 22.25 në SPB Kumanovë është lajmëruar se në rrugën regjionale Kumanovë-fshati Nikushtak, në fshatin Hotël, Komuna e Likovës, vetura e tipit “folksvagen golf” me targa nga Kumanova, e drejtuar nga A.S.(52) nga fshati Ropalcë, Komuna e Likovës, e ka goditur këmbësorin N.S.(63) nga fshati Hotël, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar këmbësori, lëndime këto të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Kumanovë./Almakos/