SPB Manastir me 09.03.2019 ka ngritur padi penale kundër A.J.(54) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ mbajtje e palejuar të armëve dhe mjeteve shpërthyese “ sipas nenit 396 qëndrimi 1 nga Kodi Penal, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të paditurit janë gjetur dhe konfiskuar pistoleta e tipit “C3” kalibri 6.35 mm me kornizë me gjashtë plumba dhe pistoleta e markës së panjohur me kalibër 6.35 mm me kornizë për të njëjtën me dy plumba.
Nga ana e gjykatësit me procedurë paraprake nga Gjykata Penale në Manastir, A.J. iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.