Me 30.05.2021 në ora 11.45 në fshatin Lubodrag, Kumanovë, zyrtarët policor nga SPB Kumanovë e kanë arrestuar O.C.(46) nga fshati Lubodrag, pasi që me një mjet metalik e ka sulmuar policin i cili ka qenë duke kryer detyrën zyrtare, transmeton Almakos.
Ai është arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale./Almakos/