Me 18.03.2019 në ora 11.10 në udhëkryqin nga rrugët “ 11 nëntori “ dhe “Vasil Glavinov” në Kumanovë, vetura e tipit “Golf” me targa nga Kumanova, e drejtuar nga S.R.(65) nga fshati Likovë, e ka goditur mopedin “Kavasaki” me targa nacionale bele, e drejtuar nga A.A.(26) nga fshati Cellopek, Kumanovë dhe veturën e parkuar “Audi” me targa nacionale zvicerane, në pronësi të F.M.(32) nga Kumanova, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë A.A., i cili ka marr ndihmë mjekësore në Spitalin e Kumanovës. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.