Me 23.01.2019 në ora 02.45 gjatë kryerjes së kontrollit dhe patrullimit të zyrtarëve policor nga vendkalimi kufitar në Bogorodicë, te fshati Miravci, Gjevgjeli, gjatë kontrollit të D.Gj.(31) nga fshati Miravci është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie për të cilën nuk ka pasur leje, transmeton Almakos.
Personi është arrestuar, ndërsa pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

