Banorët e zonave të përmbytura, të vendosura në konviktin Tome Stefanovski Siniç kundërshtojnë edhe një herë vendimin e Ministrinë së Punës dhe Politikës Sociale për të lëshuar konviktin. Ata thonë se nuk kanë kushte elementare të kthehen në shtëpi. Kërkojnë që Ministria tu sigurojnë një vend tjetër të përshtatshëm ose vazhdimin afatin për qëndrimin në konvikt.
Nuk e kemi ne plan t lëshojmë konviktin se nuk kemi kushte dhe ku te shkojmë vetëm të flemë në parqe ose rrugëve. Kisha apeluar tek ministri nëse mendon se ka kishte le të vijë dhe të jeton në shtëpia tona këtu ka njërës të sëmurë dhe invalid – tha Fatmir Gashi, banor i Hasanbegut.
Ku do të shkojmë në shtëpi të shkartuar nuk kam as shtëpi dhe asgjë shtëpia ime duhet të ndërtohet nga themelet shtëpia është e plasarit dhe këtij lagështi nëse shkojmë athje ose do rinohet ose do sëmuremi nga tuberkulozi”, u shpreh Azize Kalishi, banore e Hasanbegut.
Nuk do ta lëshojmë njëherë po s kemi çka te bëjmë do na përzënë dhe s kemi ku të shkojmë shtëpitë janë të prishtë me qenë shtëpia e rregulluar unë as 10 minuta nuk do të kisha ndjetë këtu – theksoi Fadil Rushiti, banor i Hasanbegut.
Drejtori i Konviktit thotë se ai me dhunë nuk do t’i largojë banorët. Kërkon ndihmën e Ministrisë.
Unë dhashë urdhër që të largohen këta me vetë dëshirë nuk dëshirojnë që të largohen, kanë premtime se ministri do të merr iniciativë se ka hapësira tek 25 maji që do ti vendos të njëjtët por ai nuk duhet të rijë atje duhet të vijë të bisedon me ta, ti merr dhe ti vendos – deklaroi Lulzim Xhemaili, drejtor i konviktit.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se aktualisht vetëm dy familje kanë nevojë për strehim dhe të njëjtat do të transferohen në strehimoren “25 maji”. Në konviktin Tome Stefanovski Senik për momentin janë vendosur 79 persona nga zonat e përmbytura.
Senat Zylbehahari