Haraçinasit vazhdojnë të përballem me problemet e ambullantës edhe pse para disa kohësh ministri i shëndetësisë Arben Taravari u kishte premtuar haraçinasve ambullancë e cila do të punonte 24 orë përfshirë edhe kujdestarinë e mjekëve.
Në emailin e redaksisë tonë ka ardhur një email me të cilën vetë banorët e dononcojnë Taravarin se ambulanta e Haraçinës ka qenë vetëm një manipulim i radhës.
Madje ky banorë na ka dërguar edhe foto për të vërtetuar se atë që e ka dërguaar është realitet do të thot që ambulanta nuk punon.
Taravari para 10 ditëve kishte deklaruar se ambulanca do të punojë 24 orë.
“Sot duke i falënderuar doktoreshës, e cila siguroi mjekë të cilët do të punojnë 24 orë në ditë dhe kjo do të vlejë për 7 ditë gjatë javës, arritëm suksesin që të kemi funksionale një ordinancë të përgjithshme 24-orëshe. Kështu do të ishte mirë që këtë ta organizojmë në të gjitha regjionet e Maqedonisë edhe të Shkupit”ka thënë ministri Taravari me datë 7 shtator në Haraçinë.
Por sipas banorëve të gjithë banorët e Haraçinës që kanë nevojë për mjek në Ambulancën e Haraçinës në orët e vona duhet të drejtpohen ose në ambulancë privare ose të shkojnë në lagjen e Maxharit.