Lindrit Memeti
Para disa ditëve u publikua në opinion një sondazh i Agjencisë Amerikane për matjen e rejtingjeve, IRI, ku sipas këtij sondazhi, BDI-ja dhe LSDM-ja dilnin fituese të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në këtë vjeshtë.
Sondazhet e IRI-it zakonisht partitë në pushtet i nxjerrin si fituese të çdo lloj zgjedhjeve, jo vetëm të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, por edhe në shtetet tjera. Varësisht se kush paguan, ndërsa është normale për ta kuptuar se paratë dhe pushteti janë një trup binjak i cili funksionon në harmoni në momentet e kampanjave zgjedhore.
Ajo që është për të nënvizuar është baloni i numrave, balon që shpërthen mbi kokën e qytetarëve dhe i detyron ata të qëndrojnë brenda nga mjetet toksike të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme, do të thoshin konspiracionistët.
Baloni i numrave në Kumanovë edhe pse duket shpërthyes në realitet është anatemues për vet prestigjin e IRI-t. Qysh është e mundur me 277 të anketuar të krijosh fotografinë e fitores së BDI-së në Kumanovë? Qysh mohohet fakti i humbjes së thellë të BDI-së në zgjedhjet parlamentare? IRI a ka këtë parametër e cila e matë dhe e baraspeshon fitoren e një subjekti politik?
Shkurtimisht përmes sondazhit të IRI-t ku BDI-ja ka shpallur festën e parakohshme në Kumanovë ne e kuptojmë për dëshirën e rrejshme të BDI-së për të krijuar një imazh që nuk e ka në Kumanovë.
4 % prej 277 të anketuarve ku 28 % është LSDM dhe 7 % VMRO-DPMNE është qesharake dhe orientim i rrejshëm të thuash se BDI-ja do të fitoje në Kumanovë.
Edhe pse realisht ne mund të kuptojmë se BDI-ja 4 % për Kumanovën e ka targetuar. Po është e vërtetë. Në këtë gjë do të tentojnë që të luftojnë me të gjitha mjetet e mundshme demokratike dhe jo demokratike.
Nën zë kemi kuptuar për takimin e fshehtë që Erkan Arifi dhe strukturat e BDI-së të Kumanovës e Likovës kanë pasur me Ali Ahmetin në Kërçovë. Aty është vendosur trageti prej 4 %, aty janë shtrënguar strukturat e BDI-së së Likovës, pasi që sipas tyre nuk shohin rrezik në Likovë, dhe e tërë Likova komplet me Kumanovën do të fokusohen në Kumanovë.
Dardhë me bisht. Dardhën po e shohin, por bishtin do t`ia tregojmë në zgjedhjet lokale. Kumanova nuk është e BDI-së. Kumanova është kundër BDI-së.