5 Tetor 2018 / 16:59
VMRO-DPMNE-ja në Prokurorinë Publike për krim të organizuar ka dorëzuar padi penale për 200 persona për shkelje të ligjit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë procesit të referendumit. Sipas tyre, janë vjedhur rreth 50 mijë vota në favor të arritjes së censusit. Thuajse të gjitha komunat që janë targetuar nga VMRO-ja për parregullsi, janë kryesisht të banuara me shqiptarë. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së opozitare Naum Sotillkovski tha që Prokuroria Themelore nuk reagon ndaj ankesave dhe padive të ngritura ndaj kryeministrit Zaev, me çka kërkojnë shkarkimin e Ljubomir Joveskit nga pozita e kryeprokurorit. Sipas Stoillkovskit, ndryshimi i të parit në organin ndjekës nuk po ndodh për shkak se Zaev aty mbanë shpresa që të mos përgjigjet para drejtësisë.
Kjo ka të bëj me një padi penale grupore kundër më shumë se 200 njerëzve të lidhur me të gjitha vendvotimet ku kemi tregues se janë mbushur kutitë, se është rrënuar procesi zgjedhor, se është thyer demokracia. Kemi të gjitha dëshmitë, materialet dhe gjithë treguesit po ua sjellim Prokurorisë Publike për krim të organizuar dhe korupcion, sepse ngjarjet e tilla nuk janë të izoluara por janë të organizuara në grup. 04-34 Me kështu njeriu të frikshëm, në funksion të tillë kyç, me Ljubomir Jovevskin në vend të Prokurorit Publik, në Republikën e Maqedonisë, zgjedhjet demokratike janë të pamundura. Ky është fundi i demokracisë në Maqedoni”- tha Naum Stoillkovski , zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Por nga Prokuroria Themelore Publike bëjnë me dije se do të shqyrtojnë çdo padi dhe denoncim pa marrë parasysh nga kush, për shkelje të ligjit dhe keqpërdorim.
Vëmendshëm i ndjekim të gjithë aktivitet e lidhura me referendumin, të gjithë shenjat, thirrjet nëpër konferenca për shtyp dhe përderisa vërtetojmë se në ndonjë nga ngjarjet ka elemente për përgjegjësi penale gjithsesi që ne si Prokurori do të marrim masa. 10-50 Normalisht se për derisa ka tregues për kryerjen e verpave penale, jo vetëm në vendin që e tregoni ju por në të gjithë shtetin ne do të marrim masa”- theksoi Xhelal Bajrami, prokuror.
Nga Prokuroria gjithashtu njoftuan se gjatë procesit të referendumit, në Prokurorinë Publike janë paraqitur 40 parregullsi, 5 prej të cilave mbaruan me arrestim të aktorëve të cilët dyshohen se shkelën ligjin. Nga Prokuroria thonë se deri tani nuk ka pasur tregues për vjedhje votash ose mbushje kutish. Procesi i referendumit u cilësua si fer, demokrat dhe i qetë edhe nga organet kompetente si, Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria Publike, Komisioni Shtetërorë Zgjedhor por edhe nga faktori ndërkombëtar.
Besian Leka


