Sot shqipatërt duhet të jenë më të bashkuar se kur, por t’ju bëhet e qartë që BDI mos të jetë pjesë e tyre, meqe ata jane shkaktarët kryesor të kësaj gjendje kaotike. Ka 12-13 vite që kanë shkaktuar dhe kane partizuar aq shume shoqerinë tonë. Kjo aleancë VMRO-BDI do ishte mirë të shërbente si opozitë e njëher e përgjithmon të lind nevoja për ndryshme. BDI premtoi poste të larta qeverisëse e që në këmbim nuk morrën asgjë, shkruan Almakos.
Ndaj blloku i ndyshimeve me një krymenistër shqiptar, me mandat dhe detyra të caktuara është ajo që i duhet Maqedonisë.
Te ndalen kërcenimet, bllokadat, dënimi i votës se lire,koha e tyre ka ikur, shqipatërt nuk kanë nevojë nga liderët e këtyre partive meqë janë hipotek dhe kartë e djegur e politikës të cilët kanë kriminalizuar çdo qelizë të kësaj shoqerie. Ali Ahmeti duhet ta ketë të qartë që nuk e ka atë forcë politike të mëparshme.
Duhet të krijohet mundësi të mbështeten partitë e reja dhe të çojnë përpara proceset që ka nevojë sheti ynë, përcjell Xhelil Bajarmi në debatin televiziv TV21, si po negociohet pas zgjedhjeve.