Vendimi i Tomas Tuhellit për të mos e vijuar angazhimin te klubi i Bajernit, aty ku shkaku përkoi me kushtet, të cilat trajneri 50-vjeçar i kishte vendosur Bordit, bëri që të dështonin bisedimet.
Tashmë shefat në Munih do të duhet ta hedhin vështrimin tek opsionet e mbetura. Erik ten Hag dhe Roberto de Zerbi janë dy emrat më të mundshëm për të pasuar Tuhelin.
Interesant është fakti se asnjëri prej tyre nuk është analizuar si opsion thelbësor. Por edhe në pistat e mësipërme ka probleme. Si Ten Hag, ashtu edhe De Zerbi janë në kontratë me klubet e Mançester Junajtedit dhe Brajtonit.
Fillimisht bavarezët duhet të bindin eprorët e skuadrave respektive, e ku hyn në lojë depozitimi i kuotave të caktuara. De Zerbi është shprehur i lumtur me eksperiencën në Angli dhe se fokusi ka të bëjë me projektin te “Pulëbardhat”.
Të njëjtën linjë ka mbajtur edhe Ten Hag në vigjilje të aventurës te “Djajtë”, ndonëse humbja e mundshme në finale e FA Kupën e Anglisë do e largojë gjithmonë e më shumë nga rekordmenët nga Anglia.