Pesëdhjetë e një vjeçari S.E. nga fshati Simnicë e Gostivarit, dje (29-prill) ka denoncuar se rrethë orës 10.00, ai dhe djali i tij kanë qenë të sulmuar fizikishtë nga 55-vjeçari A.M. nga po i njëjti fshat.
Gjatë sulmit personi A.M. ka përdorur edhe mjet të mprehtë-sëpatë, kështu që i njëjti është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policorë Gostivar.
Nga policia thonë se po punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.


