Më datë 17.03.2026, në ora 23:40 në Strumicë, zyrtarë policorë nga SPB Strumicë kanë privuar nga liria personin S.H. (26) nga Strumica. Ai është zënë në flagrancë duke kryer “vjedhje të rëndë” në kishën katolike “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, me ç’rast ka vjedhur të holla.
Sipas informacioneve, ai ka hyrë me forcë në objektin e kishës, ndërsa pas denoncimit të rastit, policia e ka gjetur në vendngjarje dhe e ka arrestuar. Së bashku me të ka qenë edhe djali i tij i mitur, për çka është njoftuar Qendra për Punë Sociale në Strumicë, e cila ia ka dorëzuar fëmijën gjyshes së tij.
S.H. po mbahet në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.


