Drejtuar:
Irena Stefoskës, ministre e Ministrisë sëKulturës
dhe Kryeministrit dhe zv.Kryeministrit tëparë
KËRKESË PUBLIKE
Për përkrahjen e 8 projekteve botuese
dhe 4 panaireve ndërkombëtare,
të refuzuara nga Ministria e Kulturës
Të nderuar përfaqësues të medias,
Shfrytëzoj rastin që publikisht të ftoj Ministreshën e Kulturës, që në përputhje me programin tonë aplikues botues LETËRSI E SHPËRBLYER BOTËRORE 2021, që ka 10 libra të përkthyer nga gjuhë të huaja në shqip dhe Aplikimin për 4 panaire ndërkombëtare tëlibrave (Frankfurt, Stamboll, Sofje dhe Tiranë), 8 projektet tona të refuzuara botuese dhe 4 pjesëmarrje tonën në 4 panaire tëlibrave, të pranohen tërësisht.
Me këtë ne nuk kërkojmë as favorizim tonin, as lëmoshë, por në frymën e transparencës e japim edhe këtë ARSYETIMdhe KËRKESË PUBLIKE për shkak se:
1.Vetë titulli i projekti botues LETËRSI E SHPËRBLYER BOTËRORE 2021, dëshmon se projekti ynë ka përfshirë vlera të dëshmuara letrare nga letërsia evropiane dhe botërore. Poashtu, aplikimet tona edhe në aspektin e respektimit të kritereve teknike të Ministrisë sëKulturë, janë të përmbushura plotësisht.
2.Pjesëmarrja e ShB “Shkupi” në panairet ndërkombëtare të librit në Franfurt, Stamboll, Sofje dhe Tiranë është paraparë që botues shqiptarë dhe maqedonas bashkërisht (bashkëpunim midis shtëpive botuese“Shkupi” dhe “Prozart”) që si asnjëherë mëparë duke tentuar të paraqesim më të mirën nga produksioni letrar në Maqedoni e Veriut.
Prandaj, publikisht e ftoj ministreshën e kulturës znj. Irena Stefoska, si dhe Kryeministrin dhe zv.Kryeministrin e parë, se në përputhje me respektimin e vlerave tëmirëfillta letrare, të drejtën e shpërndarjeve tëmjeteve, në mënyrë të drejtë, të barabartë dhe sipas meritës së projekteve, 8 projektet e REFZUARA botuese dhe pjesëmarrja në 4 panaire të librave tërësisht të PRANOHEN,sepse duke injoruar këto vlera letrare botërore, ne injorojmë letërsinë dhe kulturën evropiane dhe si shtet e zbehim përpjekjen tonë për eurointegrime. Aq më shumë, që ne si botues, vihemi në pozitë të palakmueshme ndaj tëgjithë atyre botuesve, autorëve, agjencive autoriale, përkthyesve dhe miqve të tjerëevropianë dhe botërorë, për t’u arsyetuar, qëprojektet e tyre nuk i përkrah Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut. E kjo, do të ishte turp edhe për ne si botues, por edhe për Ministrinë e Kulturës dhe shtetin në përgjithësi.
Shpresojmë, që kjo KËRKESË PUBLIKE do të kuptohet drejtë dhe projektet tona botuese do të hyjnë në Programin Interes Nacional i Kulturës për vitin 2021 dhe do të shpëtojmë nga turpi ynë dhe i shtetit ndaj bashkëpunëtorëve tanë letrarë evropianë dhe botërorë.
Azam Dauti, drejtues i ShB “Shkupi”
Sqarim:
Kërkesa publike nënkupton që dërgohet përmes mediave dhe jo me numër arkivor të pranimit të Kërkesës, e as të Ankesës në Shkallën e Dytë Qeveritare, sepse ato janë vetëm forma për marrje kohë dhe harrim të projekteve. Sepse, në të kaluarën, edhe kur i kemi ndjekur procedurat formale, Shkalla e Dytë Qeveritare të Ankesave, asnjëherë nuk na është përgjigjur pozitivisht ndaj ankesave tona!
Prandaj, edhe rekomandimin e mundshëm të Ministres që të ankohemi në Shkallën e Dytë do ta llogaritnim si “blerje kohë” për të anashkaluar dhe zhvlerësuar edhe më shumë projektin tonë të parefuzueshëm në aspektin e vlerave letrare.