I pari i institucionit të Avokatit i Popullit, Ixhet Mehmeti ankohet se deri tani nuk janë pranuar udhëzimet e tija, por thotë se ka shpresë se kjo dukuri do të ulet duke u bazuar në programin qeverisës të Zoran Zaevit. Ai e cilëson si “ambicioz” programin qeverisës dhe thotë se reformat e parapara do t’ia lehtësojnë punën Avokatit të Popullit.
Të gjithë këtë e tha në një konferencë për media për shkeljen e të drejtave që u bëhet refugjatëve nga Kosova që migruan në Maqedoni.
TV21 bën të ditur se Avokati i Popullit ka proceduar gjashtë lëndë për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve të ardhur nga Kosova, për të cilët thotë se po u bëhet padrejtësi dhe presion psiqik!-transmeton Almakos.com