Në një inspektim të jashtëzakonshëm të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në restorante, tregje dhe mishtore në Kumanovë janë asgjësuar rreth 100 kilogramë mish dhe përgatitje të tjera nga mishi të pasigurta.
Për parregullsitë e konstatuara, shitje të çorbës së ngrirë, vendosjen në treg të përgatitjeve të ngrira të mishit, shitja e mishit pa deklarim si dhe për vlefshmërinë e kaluar të kartave sanitare të punonjësve tek operatorët ushqimorë dhe mungesë të dokumentacionit, janë shqiptuar masa vërejtjeje dhe gjobë në shumë prej 100 deri në 1000 euro.
Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Inspektime në Kumanovë janë përfshirë dy supermarkete të mëdha ku nuk janë konstatuar mosrespektim të rregulloreve të sigurisë ushqimore.