20 August 2018 / 15:59
Autostrada Miladinovci – Shtip do të jetë gati për dy muaj, njoftoi ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski. Ai konfirmoi se deri në fund të muajit do të dorëzohet në Kuvend dhe ligji i Aneks marrëveshjes për autostradën Kërçovë-Ohër. Nëse ka një rebalancim të buxhetit, më shumë para do të sigurohen dhe për transportin hekurudhor. Sugareski u mburr së investimet kapitale kanë filluar të përshpejtohen.
Kemi një intensifikim serioz në aktivitetin e ndërtimit dhe në pjesën e ndërtimit të rrugëve shtetërore, hekurudhave, rrjeteve hidraulike dhe të kanalizimeve për të cilat ne kemi një përqindje serioze të realizimit të investimeve kapitale“ tha Goran Sugarevski, ministër për Transport dhe Lidhje.
Alsat-M


