12 April
Një udhëtar është plagosur si pasojë e një aksidenti ku në autobus i NQP Shkup u përplas me një veturë. Aksidenti ndodhi në orët e pasdites në afërsi të fabrikës “OHIS”.
Udhëtari i lënduar është transportuar me automjetin e Ndihmës Urgjente Mjekësore.
Nga NQP Shkup thanë se rasti është paraqitur në MPB për procedurë të mëtejshme.