Autobus me targa të Prilepit është përfshirë nga zjarri në autostradën Veles–Shkup, pranë pikës së pagesës në Otovicë.
Sipas MPB-së, të gjithë pasagjerët kanë dalë me kohë dhe nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe policia e trafikut në Veles, ndërsa zjarri ka shpërthyer gjatë lëvizjes së autobusit. Shkaqet ende nuk dihen, ndërsa qarkullimi në këtë segment u ndërpre përkohësisht.

