Mediat serbe raportojnë se një autobus me targa maqedonase mbrëmë ka dalë plotësisht nga autostrada pranë lokalitetit Dobanovc, në drejtim nga qyteti.
Për momentin nuk dihet gjendja e pasagjerëve dhe e shoferit të autobusit. Sipas raportimeve, shoferi i një autobusi tjetër është ndalur për të ofruar ndihmë.
Që nga dita e djeshme, pothuajse e gjithë Serbia është e mbuluar me borë. Ndërmarrja Publike “Rrugët e Serbisë”, bazuar në raportin e Shtabit për shërbimin dimëror në orën 5:09 të mëngjesit, njoftoi se ka borë në shumë segmente të rrugëve më të frekuentuara, të kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë të përparësisë për mirëmbajtje, me trashësi deri në pesë centimetra, ndërsa sipërfaqja e rrugës është e rrëshqitshme, ndaj rekomandohet vozitje e kujdesshme.
Linku i videos: https://www.instagram.com/reel/DTHAdokCCcP/?igsh=bXRpZTFnOGdsc3Jn


